TURQI- Dy persona janë gjetur mëngjesin e djeshëm të vrarë në Sanliurfa të Turqisë. Ibrahim Abdul Qader dhe miku i tij Fares Hamadi u gjetën me koka të prera në banesën ku ata jetonin, shkruan Dailymail.

Të dy viktimat kishin ikur në Turqi, në muajin gusht të vitit të kaluar. Sipas medias së huaj, dy personat e vrarë ishin aktivistë sirianë. Lidhur me këtë ngjarje, aktivisti Abu Mohammad ka shkruar në rrjetin e tij social, se: “Unë nuk e di çfarë të them. Një prej anëtarëve tanë i quajtur Ibrahim dhe miku i tij Fares janë gjetur të therur”.

(xh.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: