ANKARA– Gjykatësit turq kërkuan pesë vjet burg për një gazetare të njohur televizive, autore e një tweeti ku dënonte përpjekjet për fshehjen e skandaleve korruptive në vend, njoftoi sot media vendase.

Një gazetare televizioni mjaft e njohur në Turqi, Sedef Kabash, u arrestua pasi kishte shkruar një mesazh në tweeter, njoftoi gazeta e përditshme turke ”Hurriyet”.

Në mesazhin e saj, gazetarja kishte shkruar që të mos harrohej emri i gjyqtarit që dhjetorin e kaluar kishte arkivuar rastet e korrupsionit të ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisë turke.

Kabashi u arrestua në dhjetor në shtëpinë e saj në Stamboll dhe gjatë kontrollit policia i sekuestroi një tablet, një kompjuter dhe telefonin celular.

Sipas një klasifikimi të Komitetit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Turqia e presidentit Recep Tayyip Erdogan është vendi me numrin më të madh në botë të gazetarëve të burgosur.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: