Ministria turke e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi sot se ka përgatitur një plan veprimi për të krijuar një rrjet të qëndrueshëm inteligjent transporti.

“Ne do të përshpejtojmë procesin e tranzicionit të sistemeve efikase, të sigurta, novatore, dinamike, miqësore ndaj mjedisit, me vlerë të shtuar dhe të qëndrueshme të transportit inteligjent në të gjitha mënyrat e transportit”, tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu në një deklaratë të shkruar.

Sipas planit 2020-2023, janë përcaktuar gjithsej 31 veprime, për të arritur pesë qëllime strategjike, ku përfshihet edhe lëvizshmëria e qëndrueshme inteligjente dhe garantimi i sigurisë në rrugë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb