Në Artvin, të Turqisë, një mace me emrin ‘Rıfkı’ u bë e famshme dhe video e saj u bë virale, pasi ajo u ngrit mbi dy këmbë dhe bashkoi putrat teksa kërkonte ushqim në një dyqan.

Sa herë që ka uri macja shkon të kërkoje mish apo sallam duke bashkuar putrat. Kush shikon gjestin e lezetshëm të maces ndalon për ta fiksuar në video apo foto. Turku Erol Atasert që drejton një restorant në këtë rrugë, nisi ta ushqente macen kur ishte kotele, emrin ja vuri ‘Rıfkı’ si një maçok e nuk ia ndryshoi më.
Lëvizjet interesante të maces bënë të qeshnin të gjithë ata që e panë. Video e publikuar në rrjetet sociale ka marre shume komente dhe pelqime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb