Një tjetër operacion masiv është bërë sot në mëngjes në Turqi kundër të dyshuarve të lidhur me rrjetin e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon si orkestrues të grushtit të shtetit të 2016.

Prokuroria e Stambollit ka lëshuar 126 urdhër arreste për tu ekzekutuar në 37 provinca të Vendit.

Mes të kërkuarve edhe 108 avokatë. Të dyshuarit akuzohen ndër të tjera që kanë përdorur ByLock, aplikacionin e mesazheve për smartphone, që sipas prokurorisë është përdorur nga gylenistët për të shkëmbyer informacione të koduara.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb