Ushtria turke nisi sot atë që ajo e prezanton si manovra më e madhe e flotës së saj detare, që do të kryhet në tre detet që lagin vendin, në një kontekst tensionesh në lidhje me shfrytëzimin e gazit në brigjet e ishullit të ndarë të Qipros.

Një burim nga Ministria e Mbrojtjes tha për median se këto manovra, të njoftuara javën e kaluar, do të nisin sot.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm 131 anije ushtarake, 57 avionë dhe 33 helikopterë do të jenë në gatishmëri si pjesë e manovrave që pritet të përfundojnë më 25 maj, në Detin Mesdhe, Egje dhe Detin e Zi.

Kjo fazë stërvitore po zhvillohet në një klimë tensionesh në rritje mes Turqisë dhe aleatëve të saj amerikanë dhe evropianë në lidhje me kërkimet për rezerva gazi në brigjet e ishullit të Qipros.   (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb