Policia në Turqinë perëndimore në një operacion anti-kontrabandë ka sekuestruar një gur të rrallë të çmuar, theksuan burime të sigurisë.

Një kilogram e gjysmë guri me ngjyra (Painite), më i vlefshëm se diamanti u sekuestrua gjatë operacionit në rrethin Milas të provincës Mugla, theksuan burimet.

Gjithsej shtatë persona u arrestuan gjatë operacioneve paralele në vendbanimet e të dyshuarve të cilët dyshohet se kanë kryer gërmime të paligjshme në Milas për artefakte historike dhe po planifikonin të shisnin gjetjet e tyre.

Sipas ekspertëve, një karat i gurit arrin afërsisht 70 mijë dollarë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb