TURQI- Dy të dyshuar si kamikazë, anëtarë të organizatës terroriste ISIS, të cilët ishin në përgatitje të një sulmi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, u arrestuan me urdhër të gjykatës dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.

Policia për antiterrorizmin dhe ekipet e zyrës së shërbimeve sekrete arrestuan dy të dyshuarit në një shtëpi. Bëhet fjalë për Musa Canoz (28 vjeç) dhe Adnan Yıldırım (40 vjeç) që dyshohen se kanë planifikuar sulme në natën e Vitit të Ri.

Nga ana e gjykatës u vendos që të dyshuarit të arrestohen për veprat penale që kanë lidhje me “anëtarësim në organizata terroriste” dhe “posedim të mjeteve shpërthyese”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: