TURQI – Policia turke ka marrë në kontroll televizionet “Bugun TV” dhe “Kanalturk” në Stamboll, të cilat kanë lidhje të afërta me një prej kundërshtarëve të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Një veprim i tillë i qeverisë po shkakton shumë polemika në prag të zgjedhjeve. Forcat e rendit hynë në stacionet televizive duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë punonjësit që përpiqeshin të mbronin televizionet.

Sakaq, disa policë morën nën kontroll regjitë e televizioneve, pavarësisht kundërshtimit të kryeredaktorëve. Drejtësia mori vendimin ditën e hënë për të marrë kontrollin e dy televizioneve të lartpërmendura, të cilat janë në pronësi të grupit “Koza-Ipek”, i akuzuar, sipas Ankarasë, se financon, rekruton dhe bën propagandë në emër të imamit Fethullah Gulen.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb