Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se zgjidhja e krizës së migracionit kalon përmes mbështetjës europiane ndaj Ankarasë në Siri, në një kohë kur në kufirin me Greqinë kanë shpërthyer përleshje të reja mes policisë dhe refugjatëve.

 

“Nëse vendet europiane duan të zgjidhin problemin, atëherë ata duhet të mbështesin zgjidhjet politike dhe humanitare turke në Siri”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.

Me dhjetëra mijëra njerëz janë dyndur drejt Greqisë që kur Erdogan urdhëroi hapjen e kufijve të vendit të tij, duke nxitur në Europë frikën e një krizë migracioni të ngjashme me atë të vitit 2015.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb