Kandidati kryesor i opozitës në Turqi, Kemal Kılıçdaroğlu, ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje disa ditë përpara votimit më të rëndësishëm të vendit.

Kemal Kılıçdaroğlu i Partisë Popullore Republikane (CHP), rivali kryesor i presidentit aktual, Rexhep Tayyip Erdogan , akuzoi Rusinë për publikimin e një video të rreme, me sa duket një referencë të kandidatit Muharrem İnce, të publikuar një ditë më parë, ku më pas ai u largua nga gara.

“Nëse doni vazhdimin e miqësisë sonë pas 15 majit, hiqni duart nga shteti turk”, tha Kiliçdaroğlu, duke shtuar: “Ne jemi ende në favor të bashkëpunimit dhe miqësisë”.

Nga ana tjetër Erdogan, më herët sulmoi ambasadorin amerikan Jeff Flake për takimin publik me Kiliçdaroglu, duke deklaruar se “Turqia do t’i japë një mesazh perëndimit me këto zgjedhje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: