Me afrimin e sezonin veror dhe ngadalësimin e emergjencës Covid-19 kalimet e migrantëve në detin Egje kanë rifilluar masivisht nga Turqia drejt ishujve grekë.

Roja bregdetare turke shpëtoi të paktën 72 persona gjatë orëve të kaluara të cilët gjendeshin në katër gomone të ndryshme të dëmtuara.

Operacionet e shpëtimit u zhvilluan në brigjet e Foca, në provincën e Izmirit.

Migrantët ishin afganë, kongolezë, guineas dhe pakistanezë.

Ata do të transportohen për në qendrat e paraburgimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb