Alye Gunduz, një zonjë 93-vjeçare nga Turqia, doli nga një spital i Stambollit pasi u shërua nga koronavirusi vetëm pas 10 ditëve ndihmë mjekësore.

Shërimi i saj nga sëmundja që po vret kryesisht personat e moshuar ka ngjallur shpresë te stafi mjekësor i spitalit “Cerrahpasa”, të cilët po e luftojnë virusin që mund të godasë rëndë Turqinë.

“Kjo është shpresëdhënëse, sepse pacientët e kësaj moshe, që kanë sëmundje kronike, shumicën e rasteve nuk mund të shërohen për shkak se janë më të rrezikuar nga Covid-19”, tha kryemjeku i këtij spitali, Zekayi Kutlubay.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb