TURQI

Tre ditë pas tragjedisë së tërmetit 6.8 ballë në  provincën Elazig, Turqia ka dalë në përfundim dhe shifra konkrete.

41 viktima pati përfundimisht tërmeti i 24 janarit ndërsa u shpëtuan 45 persona. 1 600 persona u lënduan ndërsa 86 të tjerë u shtruan në spital për arsye të tjera. Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se 1000 familje ngelën pa strehë por po strehohen në tenda, salla sporti ose xhami. Brenda dy javësh qeveria turke i ka premtuar se do të futen në banesa.

Gjatë tre ditëve operacione kërkim- shpëtimi u përfshinë 4 mijë forca shpëtimi si dhe 22 qen të stërvitur për raste kërkimesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb