TURQI- Njëzet e tre anëtarë të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u vranë nga forcat e sigurisë gjatë dy ditë operacione të gjera në juglindje me shumicë kurde të Turqisë, bëri sot të ditur agjencia e lajmeve pro-qeveritare “Anadoll”.

“Këto “terroristë” u eliminuan gjatë një operacioni të përbashkët ushtarako-policor mjaft të gjerë, të nisur në fillim të javës në Cizre dhe Silopi, dy distrikte në provincën Sirnak”, bëri të ditur agjencia.

Ushtria njoftoi se kishte eliminuar dy ditë më parë tetë luftëtarë të tjerë kurdë në këto dy qytete ku u dislokuan 10.000 ushtarakë dhe forca policore, referuar medias, për të larguar mbështetësit e rinj të PKK-së, të cilët kanë kthyer lagje të tëra në zona lufte duke krijuar barrikada dhe gërmuar llogore.

Pas më shumë se dy vitesh armëpushimi, sulme të reja intensive kanë rinisur verën e kaluar midis forcave të rendit turk dhe PKK-së, duke shkaktuar një numër të shumtë të vrarësh. Tre policë u vranë dy ditë më parë në Silvan pas një sulmi me eksploziv që iu atribua PKK-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: