STAMBOLL- Të paktën tre ushtarë u vranë dhe 14 të tjerë janë plagosur sot gjatë një sulmi në juglindje të Turqisë, që sipas ushtrisë është shkaktare PKK-ja (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit)

Sipas agjencisë Dogan “rebelët kurdë kanë goditur me predha kundër një njësie ushtarake çminuesish”.

Nga ana tjetër shefi ushtarak i PKK-së, Cemil Bayik, kishte konfirmuar një javë më parë se “organizata ishte gati të intensifikonte luftimet kundër forcave turke të sigurisë dhe akuzoi presidentin Recep Tayyip Erdogan se po provokon një përshkallëzim të dhunës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: