TURQI- Një sulm me bombë që kishte si objektiv një makinë policie në qendër të Diyarbakirit, qyteti kryesor i juglindjes me shumicë kurde të Turqisë, shkaktoi sot tre të vdekur dhe 22 të plagosur, raportuan mediat kurde.

Ato shtuan se pritet që numri i viktimave të rritej.

Agjencia zyrtare turke e lajmeve ”Anadolu Agency” bëri të ditur se “Forca të shumta shpëtimi dhe ekipe të policisë ishin në vendngjarje pas shpërthimit të fuqishëm”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: