Të dhëna tragjike janë ato që vijnë nga Turqia. Brenda një jave atje, kanë humbur jetën 22 persona për shkak se janë helmuar me alkool fals.

Sipas mediave të huaja 16 persona të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në mesin e të vdekurve ishin 11 shtetas të huaj. Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth kombësisë së viktimave.

Deri më tani autoritetet kanë evidentuar 7 persona që të kenë lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Kujtojmë se autoritetet kanë nisur një operacion mbarëkombëtar për të goditur prodhimin e paligjshëm të alkoolit, duke bastisur rreth 300 vende, ku kanë sekuestruar mijëra litra alkool të falsifikuar, thuhet në raport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: