Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë të dielë pas orës 16 (14 me orën tonë), në qendër të Stambollit, në një zonë për këmbësorë dhe ku ndodheshin shumë persona. Rruga në fjalë është Istiqlal, një rrugë tregtare shumë e ngarkuar të dielave. Nga videot e para të postuara në rrjetet sociale mund të shihni njerëz që lëvizin të qetë, kur papritmas ka një shpërthim të shurdhër dhe zhvillohet një top zjarri.

Sipas informacioneve fillestare ka të paktën një të vdekur dhe disa të plagosur. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb