TURQI-Policia turke ndërmori sot kontrolle në tre Gjykata në Stamboll pasi është vënë në kërkim të rreth 170 personave të dyshuar për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit muajin e kaluar kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas agjencisë së lajmeve Dogan po kryhen kontrolle në Pallatin e Drejtësisë Caglayan si dhe në dy Gjykata të tjera në Stamboll në lagjet Gaziosmanpasa dhe Bakirkoy.

Në total janë lëshuar rreth 173 mandat-arreste kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tre Gjykatave.

Këta persona janë të dyshuar për lidhje me imamin në mërgim në SHBA, Fethullah Gülen, i akuzuar nga Ankaraja si truri i grushtit të dështuar të shteti, që ky i fundit e mohon një akuzë të tillë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: