Tre përkrahës kurdë u vranë sot në juglindje të Turqisë, me maxhorancë kurde, gjatë përplasjeve me forcat e rendit, dy ditë pas triumfit elektoral të partisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan, sipas burimesh në terren.

“Dy përkrahës të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u vranë në provincën Hakkari, pranë kufirit irakian, gjatë një operacioni të policisë për të hequr barrikadat e ngritura nga manifestuesit”, sipas burimeve të shërbimeve të sigurisë.

“Një i ri tjetër, 22 vjeç, u vra në qytetin e Sivan, ku tre lagje u vendosën që në mëngjes nën ndalimqarkullim”, njoftoi zyra e guvernatorit të provincës së Diyarbakir në një deklaratë.

Nga ana tejtër shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke deklaroi se ka bombarduar pozicione të PKK-së në Turqië dhe në veri të Irakut, por nuk ka informacione për nëse ka viktima.

Këto operacione zhvillohen atëher kur Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, islamiko-konservator) fitoi gjerësisht të dielën zgjedhejt legjislative me 49,4 për qind të votave duke rifituar kundrejt të gjitha paraishikimeve maxhorancën e vendeve në Paralament.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: