Zëdhënësi i partisë qeverisëse në Turqi, Omer Çelik ka sulmuar Greqinë për tensionet në Mesdheun Lindor duke e quajtur një shtet mashtrues.

Çelik, i cili më parë ka qenë ish- ministër i jashtëm dhe shefi i grupit negociator të Turqisë me BE për negociatat, ka theksuar se asgjë ilegjitime nuk po ndodh, teksa hapat e gabuar të Athinës do çojnë në humbje të madhe për të.

Ai thotë se Turqia është në të drejtën e saj në detin Mesdhe, por gjithsesi la një derë hapur për negociatat.

Çelik theksoi se nëse Greqia do një aktor të besueshëm, ajo është padyshim Turqia për t’u ulur në një dialog.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb