Turqia akuzon qeverinë suedeze si bashkëpunëtore në djegien e Kuranit në një protestë në Stokholm fundjavën e kaluar.

Rritja e tensioneve midis dy vendeve vijnë në një kohë kur Suedia po mbështetet te Turqia për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, fajësoi qeverinë suedeze për ngjarjen e rëndë, teksa ka argumentuar se, policia në Stokholm autorizoi demonstratën e politikanit të krahut të djathtë Rasmus Paludan dhe e konsideroi atë përgjegjës për djegien e librit të shenjtë islamik.

Marrëdhëniet turko-suedeze pësuan një goditje të madhe javën e kaluar pas tubimit jashtë Ambasadës Turke, ku politikani anti-emigracion Paludan dogji një kopje të Kuranit.

Kjo ngjarje shkaktoi zemërim në Ankara, ku protestuesit si shenjë hakmarrje dolën në rrugë dhe dogjën flamurin suedez jashtë ambasadës suedeze.

Çavuşoğlu e përshkroi incidentin si një “sulm racist” që nuk kishte asnjë lidhje me lirinë e mendimit dhe se “ka marrë pjesë në këtë krim”.

Finlanda po aplikon gjithashtu për t’u bashkuar me NATO-n, pasi sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, i cili  shkaktoi shqetësime për sigurinë në të gjithë rajonin.

Në lidhje me anëtarësimin në NATO, Turqia ka thënë se Suedia duhet marrë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantë kurdë dhe një grupi që fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: