ANKARA – Policia turke bëri një paralajmërim mbi atentate të mundshme të grupit Shteti Islamik (ISIS) që synojnë kristianët dhe hebrenjtë gjatë fundjavës së Pashkëve në Turqi, njoftoi sot agjencia Anadoll.

“Ky alarm kombëtar paralajmëron për atentate që mund të shënjestrojnë kisha që festojnë Pashkët të dielën, por gjithashtu edhe sinagoga”, thekson agjencia zyrtare e lajmeve.

Policia paralajmëron se anëtarë të ISIS-it mund të kenë përgatitur sulme ndaj vendeve të kultit si dhe konsullatave apo ambasadave, në veçanti në Ankara, dhe se organizatat fetare jo myslimane duhet të jenë të vëmendshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: