Turqia arrestoi të premten 13 të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në provincën jugore të Mersinit, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë hyrë ilegalisht në vend dhe disa prej tyre dyshohet se kanë qenë përgjegjës për transferta parash në emër të grupit.

Pas ekzaminimit të një hard disk që i përkiste një të dyshuari të arrestuar më parë, policia gjeti shumë fotografi të anëtarëve të grupit, si dhe imazhe të konflikteve, ekzekutimeve dhe propagandës së grupit ekstremist dhe zgjeroi fushën e hetimit.

Në rezidencën e 14 të dyshuarve është kryer një aksion në orët e para të së premtes me pjesëmarrjen e 200 policëve. 13 nga të dyshuarit janë ndaluar, ndërsa kërkimi ka vazhduar për një person të mbetur.

Qeveria turke e cilësoi IS një organizatë terroriste në vitin 2013, duke fajësuar grupin për një sërë sulmesh vdekjeprurëse në Turqi që nga viti 2015. Forcat turke kundër terrorizmit kanë kryer operacione kundër anëtarëve të IS në vend.

Kufiri jugor i Turqisë me Sirinë ka qenë një pikë kalimi kryesore për sirianët dhe luftëtarët e huaj që nga fillimi i krizës në vendin fqinj në vitin 2011.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb