Pas bllokimit të biletave për tifozët shqiptarë, Federata Turke e futbollit ka bërë pas, duke nxjerrë në treg 1000 vendet e mbetura në “Sukru Saraçoglu”.

Lajmin e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, që ka vendosur në dispozicion dhe një numër telefoni për tifozët kuqezi.

“Të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të sigurojnë një biletë për ndeshjen e nesërme, mund të shkruajnë nga ky moment në këtë adresë email-i: [email protected] ose të telefoni në këtë numër telefoni: +355698296604”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb