Dy avionë ushtarak të Turqisë që mbanin ndihma mjekësore është nisur nga Ankaraja për në kryeqyetin e Indisë, New Delhi, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Nën udhëzimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia dërgoi në Indi 630 tuba oksigjeni, 5 gjeneratorë për oksigjen, 50 respiratorë dhe 50.000 kuti ilaçesh të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke.

Avioni ushtarak A400M i Ministrisë së Mbrojtjes u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore dhe u nis drejt Indisë nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar kishte edhe mbishkrime në gjuhën turke, indiane dhe angleze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi, “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, si dhe “Me dashuri nga Turqia për popullin e Indisë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Ibrahim Altan, tregoi se dërgesa e ndihmave është bërë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Turqia më parë ka dërguar ndihma mjekësore edhe në vendet e Ballkanit, në mesin e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, si dhe në SHBA, Britani të Madhe, Spanjë, Itali dhe në shumë vende të tjera.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb