Turqia dhe Britania e Madhe kanë vendosur të nënshkruajnë një marrëveshje historike të tregtisë së lirë të martën, njoftoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të Kabinetit.

 

“Pakti me BM, pak ditë para përfundimit të periudhës tranzitore të Brexit, do të jetë marrëveshja më e rëndësishme tregtare e Turqisë që nga Bashkimi Doganor i vitit 1995 me BE-në”, tha ai.

Erdogan theksoi se, nga 2021, fillon një epokë e re, në të cilën Turqia dhe BM do të fitojnë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb