Turqia dhe Holanda synojnë të rrisin vëllimin e tyre tregtar në 10 miliardë dollarë, nga niveli aktual prej tetë miliardë dollarë, tha sot ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

Duke folur në Komitetin e Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Turko-Holandez në kryeqytetin turk Ankara, Pekcan tha se pas një pauze, lidhjet tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve kanë marrë një vrull.

“Ne nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me Holandën, si një koncept i gjerë, duke i dhënë përparësi fushave të tilla si investimet dypalëshe, standardizimit, energjisë, transportit, qytetet smart dhe të gjelbra, ekonomia qarkulluese, shkenca, inovacioni dhe sipërmarrja e grave”, tha Pekcan.

Në takim, Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK) dhe Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore nënshkruan një dokument me qëllim që të bashkëpunojnë në fushat e shkencës dhe inovacionit.

TUBITAK është agjenci kombëtare e Turqisë që luan rol kryesor në nxitjen e shkencës dhe teknologjisë në vend.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb