Turqia dhe Katari nënshkruan 11 marrëveshje të reja gjatë takimit të tetë të Komitetit të tyre Suprem Strategjik në Stamboll.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Emiri i Katarit në vizitë, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani bashkë-kryesuan takimin, ku zyrtarë të nivelit të lartë zhvilluan bisedime për çështje të ndryshme.

Sipas raportit, marrëveshjet mbulojnë fushat e përdorimit të përbashkët të infrastrukturës së komunikimit, sigurinë ushqimore, pronësinë intelektuale, menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, si dhe shkëmbimet kulturore.

Turqia gëzon një miqësi të thellë historike me Katarin. Partneritetet e dy vendeve janë forcuar gjithashtu që nga krijimi i Komitetit të Lartë Strategjik në vitin 2014, gjatë të cilit u nënshkruan mbi 80 marrëveshje dypalëshe dhe takimet e nivelit të lartë ishin të shpeshta.

0ce1cdfa0b0b47ec9725f2064cb03f5b

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb