Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin riafirmuan “përkushtimin e tyre të fuqishëm për sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Libisë”

Presidentët e Turqisë dhe Rusisë kanë bërë thirrje për armëpushim në Libi përmes një deklarate të përbashkët të publikuar pas një takimi në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin riafirmuan “përkushtimin e tyre të fuqishëm për sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Libisë”.

“Ne kemi vendosur që të ndërmarrim iniciativë dhe si ndërmjetës, u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Libi që të ndërpresin armiqësisë që nga ora 00:00 më 12 janar, të shpallin armëpushim të qëndrueshëm të mbështetur nga masat e nevojshme që do të ndërmerren për stabilizimin e situatsë në terren dhe normalizimin e jetës së përditshme në Tripoli dhe në qytetet e tjera”.

“Ne mbështesim Procesin e Berlinit i cili është në vazhdim e sipër dhe i cili ka për qëllim të krijojë një atmosferë të favorshme për të rigjallëruar procesin politik të lehtësuar nga OKB”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar disa takimeve të nivelit të lartë të mbajtur në Berlin që nga shtatori i kaluar për t’i dhënë fund konfliktit libian.

Takimet u mbajtën me pjesëmarrjen e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Negociatat njihet si Procesi i Berlinit.

Deklarata gjithashtu rikujtoi se “procesi (i Berlinit) mund të japë rezultate të prekshme me përfshirjen dhe angazhimin e libianëve dhe vendeve fqinje”.

Më 2 janar, Parlamenti i Turqisë miratoi mocionin që i lejon të dërgojë trupa si ndihmë ushtarake për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, e cila është rrethuar nga forcat e gjeneralit puçist Khalifa Haftar, një luftëtar me qendër në Lindjen e Libisë. Haftar është mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe ka bërë ka bërë përparime të rëndësishme gjatë javëve të fundit.

Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushteti, një në Libinë, i cili ka nisur një fushatë për kapjen e Tripolit, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe atë të OKB-së.

Në lidhje me tensionet me Iranit dhe SHBA-ve, dy liderët thanë se “ne jemi thellë të shqetësuar rreth përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-ve dhe Iranit”.

“Ne e vlerësojmë operacionin ajror të SHBA-ve që ka shënjestruar komandantin e forcës Kuds të Gardës Revolucionare Islamike dhe shoqërimit e tij në Bagdad më 3 Janar 2020 si një veprim që dëmton sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Të premte, Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan në Bagdad.

Vdekja e tij çoi në një përshkallëzim dramatik në tensionet midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të acaruara që kur Trump në vitin 2018 vendosi që të tërheqë në mënyrë të njëanshme Washingtonin nga pakti i marrëveshjes mbi programin bërthamor të fuqive botërore me Iranin.

Lider Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili vitin e kaluar e nderoi me dekoratën më të lartë të vendit Soleimanin, u zotua për “hakmarrje të ashpër” në përgjigje të vrasjes së tij.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, IRGC lëshoi dhjetëra raketa balistike kundër forcave ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak.

Në lidhje me krizën siriane, Erdoğan and Putin përsëritën përkushtimin për “sovranitet, pavarësi, unitet politik dhe integritet territorial të Sirisë”.

Në deklaratën e përbashkët gjithashtu bëhet thirrje për më shumë ndihma humanitare “për të gjithë sirianët, pa diskriminim, politizim dhe parakushte”.

Lufta civile në Siri filloi në vitin 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit përdori dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike, luftë nga e cila humbën jetën qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë u zhvendosën.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit 2018 u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Megjithatë, që atëherë më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në sulmet e forcave të regjimit dhe Rusisë në zonën e deeskalimit, ndërsa vazhdon të shkelet armëpushimi.

Putin sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke” në Stamboll. Dy liderët mbajtën dy takime, para dhe pas ceremonisë./AA/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: