ANKARA– Turqia dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi që pritet të hyjë në fuqi në çdo moment në Siri.

“Ky plan synon të zgjerojë armëpushimin në Alepo në të gjithë vendin, duke përjashtuar grupet terroriste”, thekson agjencia turke e lajmeve Anadolli.

“Në rast suksesi, kjo marrëveshje do të jetë baza e negociatave politike mes regjimit dhe opozitës që Moska dhe Ankaraja kërkojnë të organizojnë në Astana, Kazakistan”, thuhet më tej.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: