Rusia dhe Turqia po zhvillojnë bisedime në lidhje me shitjen e mundshme të avionëve luftarakë Sukhoi SU-35 të prodhuar nga Rusia, por është shumë herët të flitet për një marrëveshje konkrete, citoi një zyrtar të lartë rus, agjencia e lajmeve RIA.

Këto plane mund të thellojnë mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara përcjell rel. Uashingtoni ka kundërshtuar blerjen, nga ana e Turqisë, të sistemit raketor ruse S-400, për të cilin thotë se nuk është në përputhje me sistemin ushtarak të NATO-s, dhe paraqet një kërcënim për avionët luftarakë amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar gjithashtu Turqinë nga programi i prodhimit të këtyre aeroplanëve, por Ankaraja deri tani ka hedhur poshtë paralajmërimet.

Ankaraja tashmë ka pranuar një dërgesë të sistemit rus.

Marrëveshja mes Rusisë dhe Turqisë bie ndesh edhe me legjislacionin në SHBA – i njohur si Kundërshtimi i Armiqve të Amerikës përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA). Ky legjislacion përcakton 12 masa të mundshme hakmarrëse, që presidenti Donald Trump do të mund të zgjedhë që t’i përdor kundër Ankarasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb