Në 27 dhjetor, Turqia planifikon të bëjë prezantimin e prototipit të veturës së parë elektrike vendase.

“ Themi ta paraqesim të premten tjetër në Gebze”, është shprehur presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Malajzi, ku ai udhëtoi për të marrë pjesë në një samit të vendeve myslimane.

Menjëherë pas njoftimit të presidentit, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, shpërndau në profilin e tij në Twitter fotografi të automobilit me mbulesë.

Në njërën nga fotot e postuara nga Varank, shihen zyrtarë të Grupit të Iniciativës Automobilistike (TOGG), që është dhe projektuesi i automobilit. Ministri e përshkroi këtë zhvillim si një hap revolucionar për vendin dhe përpjekjet e tij për zhvillim.

“Prezantimi i kësaj makine të prodhuar këtu, përbën një arritje të rëndësishme për ne”, është shprehur ai. Prototipi është një SUV elektrik, një prej pesë modeleve të ndryshme që do të prodhohen falë kësaj nisme të përbashkët.

Kjo sipas Varank, do ta bëjë Turqinë “ vendin e vetëm në rajon në gjendje për të prodhuar një makinë elektrike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb