Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dorëzuar pronësinë e shtëpive të ndërtuara nga qeveria për viktimat e tërmetit në Elaziğ, një vit pasi dridhjet tronditën këtë provincë turke në lindje të vendit.

Në ceremoninë e dorëzimit, presidenti Erdoğan tha se tani e tutje ata do të ndërtojnë qytete horizontale, duke shtuar se, “Arkitektura vertikale është vetëvrasje për ne, veçanërisht në zonën e tërmetit”.

Tërmeti i vitit të kaluar në provincën Elaziğ mori jetën e të paktën 41 personave, si dhe mbi 1.600 të tjerë u plagosën. Dridhjet janë ndjerë edhe në vendet fqinje, përfshirë Gjeorgjinë dhe Sirinë.

Presidenti turk theksoi se rinovimi urban i 1.5 milionë shtëpive në Stamboll u kompletua në tetë apo nëntë vitet e fundit, duke garantuar sigurinë e gjashtë milionë njerëzve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb