Turqia e Greqia duket se kanë bërë një hap pas në tensionet e tyre të përhershme dhe janë solidarizuar me njëra-tjetrën për zjarret që kanë rënë në dy vendet që lag Egjeu.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka telefonuar homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu teksa janë pajtuar t’i japin ndihmë njëri-tjetrit.

Në fakt ata kanë vendosur një kusht, që kjo ndihmë të jepet vetëm kur ata të kenë vendosur më parë nën kontroll zjarret në vendet e tyre.

Në Turqi situata duket më e qetë pas 8 viktimave të shkaktuara ditë më parë, kurse Greqia po ‘vuan’ pasojat ditët e fundit me zjarret që janë përhapur ngado.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASHTME E GREQISË

Nikos Dendias foli me Mevlut Çavusoglu, i cili bëri thirrje për të shprehur solidaritetin pas zjarreve në Greqi. FDendias falënderoi homologun e tij

Të dy ministrat deklaruan se janë të gatshëm t’i japin ndihmë njëri -tjetrit, me kusht që ata të kenë vendosur më parë nën kontroll zjarret e ndezura në vendet e tyre përkatëse


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb