Greqia dhe Turqia janë dy aleatë të rëndësishëm, miq të SHBA. Ata kanë biseduar në mënyrë konstruktive në të kaluarën dhe në presim që kjo të ndodhë sërish”, kështu është shprehur sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe sekretari  i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

I pyetur gjatë një konference për shtyp lidhur me deklaratat e presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Blinken u shpreh se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike.

Nga ana e tij, Jens Stoltenberg tha se është e natyrshme që të ketë dallime brenda NATO-s. “Ne jemi 30 demokraci të ndryshme dhe sigurisht që jo gjithmonë biem dakord për të gjitha çështjet,” tha ai duke shtuar: “Në fund mosmarrëveshjet kapërcehen, gjë që u dëshmua në Samitin e NATO-s në Madrid”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb