Një tërmet 5.1 i shkallës Rihter goditi provincën qendrore të Turqisë, Nigde, njoftoi të dielën agjencia e katastrofave të vendit.

Sipas medieve të huaja, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ndodhi në orën 10:08 të mbrëmjes në qarkun e Bor.

Bëhet e ditur se dridhjet u lokalizuan në 6,9 kilometra në thellësi të tokës.

Autoritetet turke nuk raportuan për ndonjë viktimë apo edhe për dëmet e mundshme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: