Turqia ka hapur dy spitale të reja për të infektuarit me koronavirusin e ri. Spitalet u hapën të dielën në Stamboll.

“Ne parandaluam përhapjen e pandemisë edhe pa pasur nevojë për kapacitetin shtesë që krijuam me këto spitale”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Njëri nga spitalet, pranë ish-aeroportit Ataturk, ka një kapacitet për pranimin e mbi 1 mijë pacientëve dhe u ndërtuar për 45 ditë.

Gjatë 24 orëve të kaluara Turqia regjistroi 839 raste me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 163.942.

Rastet e para në Turqi u paraqitën më 11 Mars.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 4540.

Turqia renditet në vendin e 10 në të gjithë botën, për numrin e rasteve me koronavirus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb