Turqia i ka dhuruar pajisje ushtarake ushtrisë së fqinjit të saj verilindor Gjeorgjisë, njoftuan zyrtarët ushtarakë.

Donacionet turke përfshijnë matës laserikë të largësisë dhe pajisje të ndryshme inxhinierike për qëllime të ndryshme, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Gjeorgjisë.

Gjatë ceremonisë së donacionit të pajisjeve të vlefshme të pranishëm ishin zyrtarë të lartë ushtarakë turq dhe gjeorgjianë, shtoi deklarata.

Duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm të mbrojtjes midis Turqisë dhe Gjeorgjisë, në deklaratë thuhet: “Pajisjet e dhuruara do t’u ndahen regjimenteve të ndryshme luftarake dhe inxhinierike dhe do të jenë lehtësim për kryerjen e detyrave të tyre të caktuara”.

Ky hap pason donacionin e Turqisë nëntorin e kaluar me 36 autobusë, 12 mjete të blinduara tokësore dhe pajisje të ndryshme të tjera për Ushtrinë e Gjeorgjisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb