TURQI- Ushtria turke ka intensifikuar sulmet ajrore kundër 17 shënjestrave të militantëve kurdë në juglindje të Turqisë, më 10 dhe 11 gusht. Sulmet kanë goditur luftëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, grup ky i cili konsiderohet terrorist nga Turqia dhe shumë shtete perëndimore.

Në muajin korrik, Ankaraja ka thënë se shpall luftë të sinkronizuar kundër terrorizmit, duke nënvizuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe grupin e Shtetit Islamik.

Ofensiva e fundit vjen pas sulmeve të djeshme në disa rajone të Turqisë, të cilat kanë rezultuar me vrasjen e 9 personave, në mesin e tyre ushtarë dhe policë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: