Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se Turqia ka qenë një “kampion i fuqishëm” në shpalljen e vitit 2021 si “Viti i Punëtorëve të Kujdesit Shëndetësor”.

Duke folur në konferencën javore për media në Gjenevë, Ghebreyesus tha se në kuadër të programit COVAX, deri më tani janë dërguar 35 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në 78 vende.

“Megjithatë, ende ka një sfidë serioze në lidhje me barazinë dhe disponueshmërinë e vaksinave”, paraljmëroi Ghebreyesus.

Më 27 dhjetor, Ghebreyesus iu drejtua vendeve që posedojnë vaksina të miratuara nga OBSH-ja për përdorim urgjent dhe bëri thirrje për dhurimin urgjent të 10 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 për 20 vende të varfra të botës, duke theksuar se ata nuk kanë marrë ende zotime nga ndonjë vend në këtë drejtim.

Ghebreyesus shprehu lëvdata për Turqinë, duke thënë se ky vend ka qenë një “kampion i fuqishëm” në shpalljen e vitit 2021 si “Viti Ndërkombëtar i Punëtorëve të Kujdesit Shëndetësor”.

Ai falënderoi ministrin turk të Shëndetësisë Fahrettin Koca në gjuhën turke.

Ndryshe, me rekomandim të Turqisë, OBSH-ja e ka shpallur këtë vit si “Viti i Punëtorëve të Kujdesit Shëndetësor”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb