TURQI-Ministria e Drejtësisë e Turqisë ka kërkuar nga 16 shtete ekstradimin e 28 personave pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gylen ‘FETO’ të cilën Ankarja e konsideron si organizatë terroriste, raporton ‘AA’.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka siguruar nga zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme Turke për Ligje Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie të Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë, nga ministria janë përgatitur dosje për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës, përfshirë edhe persona që janë arratisur jashtë vendit pas tentativës për grushtit te shtetit më 15 korrik.

Ministria turke u ka dërguar 16 shteteve gjithsej 31 dosje për ekstradim të përgatitura nga prokuroritë dhe gjykatat për 28 pjesëtarë të Fetullah Gylen për të cilët është konfirmuar se jetojnë në këto shtete.

Nga Mozambiku, Kazakistani dhe Rumania është kërkuar ekstradimi i dy pjesëtarëve, ndërkohë që nga Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Brazili, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros Veriore (KKTC) dhe Polonia ekstradimi i nga një pjesëtari të organizatës.

Në SHBA kanë arritur pesë dosje

Ndërkaq, nga Gjermania është parashtruar kërkesa për ish-prokurorët Zekeriya Öz dhe Celal Kara.
Kërkesë është parashtruar edhe për ekstradimin e tetë puçistëve që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti.
Nga ana tjetër, nga SHBA-të është kërkuar ekstradimi i kreut të ‘FETO’-s Fetullah Gülen dhe Emrullah Uslu, i cili në opinionin publik njihet si “Emre Uslu”. Katër nga pesë dosjet e dërguara në SHBA për Fetullah Gülen dhe Uslu, janë në lidhje me Gülenin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: