Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i ka bërë thirrje NATO-s për mbështetje konkrete lidhur me çështjen e sulmeve të regjimit të Asadit në Idlib.

Akar në një deklaratë për Agjencinë e lajmeve Associated Press lidhur me Idlibin tha se e ka udhëzuar ushtrinë që të japë kundërpërgjigjen më të fuqishme nëse regjimi i Asadit ndërmerr ndonjë veprim kundër pikave të vëzhgimit ose pikave ushtarake.

“Do të ketë kundërpërgjigje nëse ndodh ndonjë gjë. Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk do të tërheqim personelin dhe ushtarët tanë nga atje (nga pikat e vëzhgimit në Idlib)”, tha Akar.

Ai tha se Turqia nuk do të evakuojë asnjë prej 12 pikave të vëzhgimit në Idlib, duke paralajmëruar se ushtarët turq janë nën urdhërin për të dhënë kundërpërgjigje të fuqishme kundër sulmeve ndaj pikave ushtarake në Siri.

Ministri turk njoftoi se Turqia ka kryer presion mbi Rusinë që të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin e Asadit, që sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur më parë, forcat e regjimit të tërhiqen dhe madje të largohen nga rruga tokësore me rëndësi strategjike (M5).

“Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që elementët e regjimit të tërhiqen menjëherë nga rruga tokësore M5”, bëri të ditur Akar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb