TURQI

Turqia ka vendosur të kontrollojë eksportin e respiratorëve jashtë vendit duke i mbajtur ato për të plotësuar kërkesat e veta në luftën ndaj koronavirusit.

Vendi prodhon masivisht respiratorë, ventilatorë, tuba intubimi apo monitorë të kujdesit intensiv por tashmë sipas ministres turke të Tregtisë Ruhsar Pekcan ato do të eksportohen vetëm me lejen e shtetit.

Turqia u prek vonë nga koronavirusi por sot shënon 59 viktima dhe 2 mijë e 433 të prekur. Shqipëria ditët e fundit është ndihmuar nga Presidenti Erdogan me pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor si dhe sot me autoambulanca.

Sot krerët e Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor i bënë thirrje BE të lehtësojë masat për vendet e këtij rajoni pasi kjo e fundit ka bllokuar eksportet e pajisjeve shëndetësore përfshi dhe respirarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb