Pas vendimit të Turqisë për ta kthyer në xhami muzeun “Aya Sofia”, që dikur ka qënë kishë, vjen edhe reagimi i shtetit grek.

Të hënën çështja e Turqisë do të diskutohet në Bruksel, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

“Atje, Greqia do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ketë një listë të masave shumë të forta kundër Turqisë, në rast se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë.” Gjithashtu, nesër ministri do të shkojë me Z. Christodoulidis në Bruksel për një takim me Josep Borrell. Sanksionet nuk do të kenë çështjen e muzeut Shën Sophia.

“Për këtë çështje, duhet të ketë një iniciativë të Unesco-s dhe të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm të Greqisë,” tha ai për SKAI.

“Erdogan është në krye të asaj që po ndodh. Madje anulon traditën e vendit të vet. Kjo i kthen shpinën bashkësisë ndërkombëtare dhe rregullave të saj,” shtoi ministri.

Nikos Dendias shton se ky vendim i shtohet një serie veprimesh shumë provokuese kundër Greqisë dhe vendeve të rajonit, nga ana e Turqisë.

“Gjithashtu, ne nuk duhet të injorojmë faktin se ai nuk tregon ndonjë frymë bashkëpunimi sipas ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Siç shpjegoi Dendias, “Cështja e Shën Sophia nuk është Greko-Turke, por globale. Eshtë çështje e shfuqizimit të rregullave dhe mosrespektimit të tyre që shqetësojnë komunitetin botëror “.

Për mbrojtjen e të drejtave sovrane dhe shkeljen e tyre, Dendias theksoi se “Evropa duhet të kuptojë se duhet të marrë një pozicion të shpejtë për ta parandaluar, sepse nëse nuk e parandalon, nuk do të pëlqejë atë që do të ndodhë. “Ne i kemi thënë gjithashtu Turqisë se ne nuk do të mbetemi joaktivë”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb