Pas vendimit të Turqisë për ta kthyer në xhami muzeun Shën Sofia, që dikur ka qenë kishë, vjen një tjetër deklaratë nga Kryepiskopi Anastas.

Përmes një deklarate ai thotë se me këtë vendim fyhet si krishterimi ashtu edhe Islami ndërsa e quan këtë nisje të një “xhihadi” kulturor.

DEKLARATA E PLOTË

Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadistidënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë,por është një fyerje si ndaj Krishterimitashtu dhe ndaj Islamit. Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës.

Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda “heshtjes elokuente” të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjejetë ngjashëm në botë. Intrasigjenca e autoriteteve turke nënvizon atë që theksojmë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit: Dhuna në emër të fesë dhunon shenjtërinë e vetë fesë. Dhe askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojëseështë, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb