TURQI

Prokurorët turq sot lëshuan urdhër-arresti për 14 ish-oficerë ushtarakë për lidhje të dyshuara me organizatën FETO, e cila sipas Turqise qëndron pas tentimit të dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Urdhri u lëshua nga Zyra e kryeprokurorit shtetëror në Ankara në kuadër të hetimeve në vazhdim rreth infiltrimit të grupit terrorist brenda ushtrisë turke, zbuloi një burim i policisë, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Në mesin e të dyshuarve janë 11 pilotë, të cilët janë pjesëtarë të forcave të armatosura turke.

FETO dhe lideri i saj Fetullah Gülen, i cili ndodhet në SHBA, sipas Turqisë orkestroi grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut, duke lënë të vrarë 251 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.

Organizata të cilën Turqia e konsideron si terroriste FETO në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e ’80-ta në mënyrë të konsiderueshme të forcojë piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve dhe më në fund më 15 korrik 2016, u përpoq të bënte grusht shteti ushtarak që synonte rrënimin e rendit kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: