Turqia nisi të martën operacione masive kundër 112 ushtarëve dhe ish-studentëve të shkollës ushtarake për lidhjet e tyre të dyshuara me një përpjekje të dështuar për grusht shteti në korrik 2016.

Urdhrat erdhën pasi prokurorët e qytetit perëndimor të Izmirit të Turqisë përfunduan hetimet e tyre dhe operacionet u shtrinë në 22 provinca.

Deri më tani janë arrestuar 76 të dyshuar dhe operacionet janë duke vazhduar, thuhet në raport.

Gjithsej 3,338 persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve të planifikuara të kryera nga Zyra e Kryeprokurorit Publik në Izmir që nga viti 2019, sipas agjencisë.

Ankaraja fajëson klerikun me bazë në SHBA, Fethullah Gulen dhe rrjetin e tij për organizimin e grushtit të shtetit. Gulen i ka mohuar akuzat.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia pret “solidaritet të fortë” në ekstradimin e “të arratisurve” të rrjetit.

Duke iu drejtuar një takimi të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale në Stamboll përmes një mesazhi video, Erdogan tha se vendi i tij ka zhvilluar një luftë intensive dhe të vendosur kundër të gjitha formave të terrorizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb