Ndihma mjekësore e dërguar nga Turqia në Argjentinë në mbështetje të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) u është dorëzuar autoriteteve të vendit.

Njëzet mijë maska kirurgjikale nga Turqia u janë dorëzuar zyrtarëve në Spitalin El Dique në qytetin La Plata nga ana e ambasadorit turk në Buenos Aires, Şefik Vural Altay.

Para dorëzimit të ndihmës, ambasadori Altay u takua me Shefin e Kabinetit të rajonit të Buenos Aires, Carlos Bianco.

Në fjalën e tij gjatë dorëzimit të ndihmës, Altay tha se pandemia aktuale është një problem i cili kërkon zgjidhje globale.

“Mbase Turqia dhe Argjentina mund të jenë larg në distancë, por zemrat tona janë me ju. E mbështesim luftën tuaj”, tha Altay.

Ndërkaq, Sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Buenos Aires, Victoria Anadon, falënderoi Turqinë për ndihmën.

Ndryshe, në Argjentinë jetën nga koroanvirusi kanë humbur 4.009 persona deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 213.535.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb